Rodri i hedh benzinë zjarrit: “Unë do kisha votuar Vinicius të 3-in për Topin e Artë”

Rodri i hedh benzinë zjarrit: “Unë do kisha votuar Vinicius të 3-in për Topin e Artë”

|

Rodri ka folur përsëri për çmimin e Topit të Artë, duke shfrytëzuar mundësinë për të hedhur disa shigjetime ndaj Vinicius, për të cilin në Madrid pritej që të ishte fitues, por që përfundoi i dyti. “Në momentin e prezantimit të trofeut, gjysma e sallës po thërriste ‘Vinicius, Vinicius’… megjithatë, pati respekt nga publiku, pasi kur unë u shpalla fitues, ata u ngritën në këmbë dhe më duartrokitën,” ishin fjalët e mesfushorit të Manchester City për COPE.

Më pas, Rodri bën goditjen poshtë brezit: “Po të kisha votuar unë, do të kisha vënë Carvajal të dytin dhe Vinicius të tretin (sigurisht, duke zgjedhur veten si të parin, shënim i red.). Nuk më dhemb fakti që Real Madrid nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e shpërndarjes së çmimeve, ishte momenti im dhe e kam jetuar me familjen time. Nuk kam menduar aspak për ata që munguan”.

Rodri ka zbuluar më pas mungesën e kortezisë nga braziliani: “Vinicius nuk më ka uruar, por kjo nuk më ka munguar” dhe shtoi se “nuk do ta kisha bërë atë që bëri Real Madrid, duke mos u paraqitur në ceremoni”. Mesfushori spanjoll mendon se e meriton Topin e Artë 2024: “Mendoja se mund ta kisha fituar vitin e kaluar pas sezonit të shkëlqyer me Manchester City (i cili kulmoi me fitoren e Ligës së Kampionëve, shënim i përkthyesit), por mendoj se kam bërë akoma më mirë sezonin e kaluar”.